Vendime të mëdha – moshë e vogël: kush e mban peshën e zgjedhjeve?

Në moshë shumë të hershme, duhet të marrësh disa nga vendimet më të rëndësishme të jetës.

Çfarë të studiosh? Çfarë profesioni të zgjedhësh? Ku të jetosh? Të marrësh rrugën e emigracionit apo jo?

Dilema nis që në moshën 14-15 vjec, kohë kur duhet të vendosësh për shkollën profesionale apo gjimnaz, pastaj pasojnë dilemat e moshës 15-20 vjec, kur ti mendon për studimet, drejtimin, universiteti, profesioni, jetesa me prindër apo vecmas, emigracion apo jo.

A janë këto vendime të lehta? Jo, sipas të rinjëve.

Përvec vëzhgimit në terren nga eksperienca e gjatë me të rinjtë, nga një anketë e zhvilluar në Instagram, WhatsApp, Facebook dhe LinkedIn, janë mbledhur mendime nga të rinjtë për dilemat dhe presionet që përjetojnë sot.

Rezultatet nuk tregojnë konfuzion, por mbingarkesë përgjegjësie në një moshë shumë të hershme.  

A më kupton familja ime? – dilema e dialogut.

Në pjesën më të madhe të rasteve ndodh që familja shkakton një konfuzion tek të rintjë në marrjen e vendimeve. Një ose disa persona të familjes të përfshirë në diskutime, udhëzime, eksperiencat e tyre apo të dëgjuara nga të njohurit e tyre, shtojnë dilemat dhe presionin tek të rinjtë.

Rreth 60% e të rinjve të anektuar deklaruan se familja e tyre ose nuk e di se çfarë mendojnë për të ardhmen, ose e imagjinon gabim.

Kjo nuk do të thotë mungesë dashurie nga prindërit, por mungesë dialogu i thelluar dhe njohje, pavarësisht se jetojmë në një familje.

Shumë të rinjë hezitojnë të flasin hapur për frikën, pasiguritë dhe dëshirat e tyre, për shkak të frikës se mos zhgënjejnë apo se mos gjykohen. Ndërkohë, prindërit shpesh mendojnë se po i mbrojnë duke vendosur për ta.

Kjo marrëdhënie sjell padiskutim keqkuptim në vend të bashkëbisedimit për të njohur njohur interesat, aftësitë, pasionin dhe dëshirat që mund ta lidhin ngushtë me profesionit.

Presioni i notave dhe performancës.

Gjëja më e shpeshtë që shumica e prindërve pyesin fëmijët e tyre, apo mësuesit lidhet me notat. Edhe vetë nxënësit foksuohen me shumë tek notat sesa tek njohuritë.

Presioni nga notat në anketën e zhvilluar rezultoi ndër më të fortët. Për shumicën e të rinjve, nota nuk është më thjesht vlerësim shkollor, por masë e vlerës personale.

‘Nëse nuk dal mirë, kam dështuar

Ky mendim krijon ankth dhe frikë nga gabimet, duke e bërë shkollën më shumë burim stresi, sesa hapësirë zhvillimi.

Lind pyetja; a po i përgatisim të rinjtë të mësojnë, apo vetëm të mos gabojnë? A tregojnë notat e mira formimin e një individi?

Profesioni; jo frikë nga puna, por nga zgjedhja e gabuar.

Nga anketat, por edhe nga përvoja e punës ndër vite me të rintjë, profesioni del si presioni kryesor.  

Të kuptohemi, e theksoj se të rinjtë se nuk kanë frikë nga puna, ata kanë frikë nga;

– pasojat e një vendimi të gabuar

– vite studimi që nuk çojnë askund

– profesione që nuk i përmbushin apo

– ndjesia e ‘humbjes së kohës’.

Shumë prej tyre pyesin veten: ‘Po nëse zgjedh sot dhe nesër nuk është për mua?

Kjo frikë tregon nevojën për këshillim dhe edukim për karrierën që në moshë të hershme, që të zbulohen interest dhe aftësitë, duke mos u fokusuar vetëm tek këshilla të përgjithshme.

Jetesa e pavarur – dëshirë për pavarësi apo frikë nga nga pasiguria.

Shumica e të rinjve tregojnë interes të lartë për jetesën e pavarur, dhe ky është një presion tjetër i kësaj moshe, por përballen mepasiguri financiare dhe mungesë mbështjete.

Kjo dilemë në shumicën e rasteve nuk është ‘dua apo s’dua’, por a mundem?

Emigracioni, zgjedhje apo plan rezervë?

 Ndryshe nga perceptimi i zakonshëm, emigracioni nuk del si presioni kryesor në anketat e zhvilluara.

Për shumë të rinj, emigracioni tani është një alternativë, plan B dhe një mënyrë për të fituar siguri.

Kjo tregon se emigracioni nuk është një ëndërr, dhe dëshira për të vazhduar në vend është reale, por kërkohen kushte, orjentim dhe besim.

Të rinjtë sot nuk janë të pavendosur sepse nuk dinë çfarë duan. Ata janë të pavendosur, sepse u kërkohet të marrin vendime shumë të mëda, shumë herët, pa udhëzime dhe konsultime të mjaftueshme.

Zgjidhja nuk është të vendosim për ta, por;

– të dëgjojmë më shumë

– ti pyesim më mirë, duke shmangur krahasimet me bashkëmoshatarët e tyre  

– të krijojmë hapësira të përshtatshme për orjentim dhe këshillim professional.

Një prind, mësues apo profesionist, në vend që të pyes ‘çfarë do bëhesh?, më mirë do t’ishte ti drejtohesh ‘Si mund të të ndihmoj të zgjedhësh?

Ndërsa këto pyetje shkojnë për të gjithë ne:

– Cila ka qenë dilema më e vështirë që ke pasur për të ardhmen dhe kush të ka ndihmuar realisht ta përballosh?

– A mendojmë se po i ndihmojmë të rinjtë duke vendosur për ta, apo duke i dëgjuar më shumë?

– Nëse do të ktheheshit pas në moshën 15 -18 vjeç, çfarë këshille do t’i jepnit vetes sot?

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *