Shkollë profesionale apo studime të larta (dilema e kohës)

Kur vjen puna tek zgjedhja profesionit, jemi gjithmonë mes dilemës së tregut, pasionit, interesit dhe aftësive, duke bërë që vendimi të jetë jo vetëm një nga më të rëndësishmit në jetë, por edhe i vështirë.

Diploma e universitetit për shumë kohw ka dominuar, duke e pa si zgjidhje,  garanci për punë dhe status social.

Por a është kjo qasje ende e vlefshme në realitetin e sotëm ekonomik?

Nëse mund ta shohim përtej paragjykimeve dhe të shtrojmë disa pyetje të vështira, mund të kemi përgjigjie interesante.

Tregu ka ndryshuar, po prindërit?

Këto 30 vitet e fundit dinamika e tregut ka ndryshuar vazhdimisht, me ritme shumë të shpejta. Teknologjia, ekonomia digjitale dhe migracioni kanë transformuar strukturën e profesioneve.

Sot, kërkesa për teknikë të specializuar, profesionistë të IT-së, zanate të kualifikuara, dhe profile praktike në turizëm, ndërtim apo shërbime është në rritje.

Disa vende, si Gjermania dhe Zvicra, arsimin profesional e konsiderojnë prestigj duke e lidhur ngushtë me biznesin. Kjo tregon se suksesi nuk është i lidhur vetëm me universitetin, por me përputhjen mes aftësive dhe kërkesës së tregut.

A i njohim realisht aftësitë dhe dëshirat e fëmijëve?

Shumë e rëndësishmë të reflektojmë, nëse po ZGJEDHIM PËR FËMIJËT, apo ZGJIEDHIM BASHKË ME TA?

Orientimi drejt universitetit vjen nga frika e prindërve nga pasiguria ekonomike, dëshira për status shoqëror, ose përmbushja e një ëndrre që nuk ka mund ta realizojë vetë prindi.

Por çdo i ri ka ritmin, prirjet dhe talentet e veta, të cilat mund të përshtatën në mjedise të ndryshme, (akademike ose praktike).

Kombinimi aftësive, interest dhe kërkesës së tregut, do të sjellë sukses, kënaqësi dhe motivim për atë që zgjedh.

A ka presion mbi brezin e ri të sotëm?

Presioni vazhdon dhe është nw shumë drjetime.

Brezi i sotëm përballet me pritshmëri të larta familjare, krahasim të vazhdueshëm në rrjete sociale, pasiguri ekonomike, dhe nevojën për të zgjedhur pa gabuar që në moshë të hershme.

Gabimi shpesh perceptohet si dështim, jo si proces mësimi, duke e rrit ankthin dhe peshën vendimit ne zgjedhjes e karrierës.

Mitet e brezit tw Tik-Tokut.

Kritika e përditshme e prindërve se ‘rrijnë gjithë kohën në telefon’, ‘janë të varur nga rrjetet sociale’ apo ‘nuk kanë iniciativë, është është një vlerësim i njëanshëm.

Prindërit duhet ta kuptojnë se stili jetesës ka ndryshuar. Telefoni për këtë brez është mjet mësimi, burim informacioni, platformë pune dhe krijimtarie, hapësirë rrjetëzimi profesional.

Shumë profesione të reja lidhen drejtpërdrejt me botën digjitale. Problemi nuk është teknologjia, por mungesa e orientimit profesional për ta përdorur atë në funksion të zhvillimit personal dhe profesional.

Stigmatizimi dhe etiketimi krijon distancë mes brezave, në vend të dialogut që do të krijonte ura bashkëpunimi.

Shkollë profesionale apo universitet?

Përgjigjja nuk është bardh e zi. Shkolla profesionale ofron, hyrje më të shpejtë në treg, aftësi konkrete, mundësi vetëpunësimi.

Universiteti ofron thellim teorik, akses në profesione të rregulluara, mundësi akademike dhe kërkimore.

Universiteti dhe diplomat që prodhojnë, nuk garanton sukses nëse nuk shoqërohet me praktikë dhe zhvillim të vazhdueshëm.

Statusi social nuk është më vetëm ‘Diplomë’

Deri dje, pa një diplomë, ishte e vështirë të konsideroheshe ‘me status’ (sidomos në jetën sociale dhe martesore). Sot, ky perceptim po shembet. Statusi i ri që respektohet është aftësia dhe suksesi në sipërmarrje.

Zgjedhja mes shkollës profesionale dhe studimeve të larta nuk duhet të bazohet në presion familjar apo shoqëror, modë apo paragjykim.

Ajo duhet të bazohet në njohjen reale të tregut të punës, njohjen e aftësive dhe dëshirave të të riut dhe dialogun e hapur mes brezave.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *