Shumë prindër e kanë sfidë, ‘Si me ju heq telefonin fëmijëve nga dora’
Por telefoni është argëtim, informacion, shoqëri dhe arratisje, duke mbush boshllëkun që shpesh nuk e mbushim dot ne si prindër, shkolla apo komuniteti.
Nëse duam që të shkëputen nga ekrani, duhet t’u ofrojmë diçka më interesante se algoritmi,t’u ofrojmë jetën reale.
Nuk është teknologjia problemi, por kur ajo bëhet e vetmja zgjedhje.
Shumë video në TikTok, flasin për zanate, kreativitet, sport apo eksperimente praktike.
Mund t’i provojnë këto në jetën reale, sepse në çdo lagje (apo në ndonjë fshat) egziston akoma,
- një marangoz
- një mekanik
- një rrobaqepës
- një elektriçist
- një fermer
Disa orë në javë/muaj si ndihmës apo vëzhgues aty afër atij zanati mund të jenë shumë më argëtuese sesa në ekran (nga përvoja personale kjo).
Mëson si funksionojnë mjetet, si zgjidhen problemet, si punohet me duar dhe si fitohet respekti për punën.
Një tjetër mundësi që shpesh e neglizhojmë është median lokale (radio lokale, podcast, blogje apo media online).
Mundësia me përgatit një histori apo lehtësu një diskutim, zhvillon aftësi komunikimi, mendim kritik dhe besim në vetvete.
Ska nevojë për plane të mëdha, por pyetje të mira.
Në vend që t’u themi “mos rri në telefon”, t’i sfidojmë të mendojnë për botën reale.
A e dimë nga vjen ky frut që po hamë?, një vizitë në fermë ndihmon të kuptojë më shumë për natyrën.
E vërteta është se telefoni nuk është armiku, por ai bëhet problem vetëm kur është e vetmja dritare përmes së cilës fëmija sheh botën.
