A ja vlen të investosh disa vite në universitet?

Realiteti i diplomave në Shqipëri

Shumë nxënës gjimnazi dhe prindër ndahen në disktutime/opinione shumë të kundërta: “Pa diplomë nuk bëhesh askush” dhe/ose “Universiteti nuk vlen, është humbje kohe”.

Në fakt, asnjëra nuk është plotësisht e saktë. Diploma ka vlerë, por rregullat e lojës kanë ndryshuar shumë. Sot, (përvec disa rasteve të administratës publike, kur diploma nuk shërben si tregues cilësie) tregu nuk shpërblen kartonin, por vlerën që ti krijon.

Për disa profesione si mjekësia, infermieria, farmacia, drejtësia apo inxhinieria, diploma është kushti ligjor për të nisur punën.

Për shumë të rinj shqiptar në këto degë, universiteti shërben si pasaportë sigurie. Nëse nuk punësohen në klinikat private në vend, diploma u shërben si biletë për punësim profesional jashtë shtetit.

Modeli që po funksionon në Tiranë dhe qytetet kryesore është ai i studentit praktikant, që studion dhe punon në profesion që studion. Pa këtë eksperiencë, përballja me tregun pas studimeve është shpesh e dhimbshme.

Kurthi më i madh në Shqipëri mbetet zgjedhja e një dege ‘sepse ashtu bëjnë të gjithë’. Shumë të rinj regjistrohen në Juridik apo Ekonomik pa pasur asnjë pasion apo plan, thjesht që t’mos mbeten pa shkollë. Pass studimeve e shohin veten me një dokument në dorë, por pa asnjë identitet profesional dhe pa asnjë aftësi konkrete. Punëdhënësit sot kërkojnë të shohin çfarë di të bësh, jo sa nota dhjetë ka libreza jote.

Nga ana tjetërh, shkollat profesionale dhe zanatet në Shqipëri po fitojnë terren që nuk e kishin para 10 vitesh.

Ky është një  rast që shumë prindër ende e nënvlerësojnë.

Këta profesionistë shpesh gjejnë punë menjëherë dhe me paga/të ardhura të barabarta ose më shumë se menaxherët e zyrave. Kjo rrugë është më e shpejtë për të ardhura në xhep apo hapjes së një biznesi të vogël, sesa pritja në radhë për punë në adinistratë publike (kur je pa eksperiencë).

Në shumë universitete shqiptare, studenti merr leksione teorike, pa ndërtu asnjë aftësi reale

Kur del në treg, konkurron me dhjetëra të diplomuar të tjerë, me po të njëjtën PA-AFTËSI, ndërkohë, punëdhënësi (sektori privat, kryesisht) kërkon eksperiencë që nuk e ka.

Nuk mund të themi me saktësi se: Universiteti është gjithçka, dhe  zanati është opsion i dytë

Por, universitet + praktikë reale, zanate + sipërmarrje, aftësi konkrete + orientim i mirë

Sepse tregu nuk pyet ‘Ku ke studiuar?’, por ‘Çfarë problemi di të zgjidhësh?’. Universiteti mund të jetë një mjet i fuqishëm, por nuk është më një magji që të garanton suksesin automatik.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *