Flasim… por jo lirshëm.
Në kafe po.
Në rrjete sociale me profil fallco, shpesh pa emër.
Sepse kemi frikë.
Frikë nga shefi.
Frikë nga pushteti.
Se mos ‘na mbyllet dera’.
Ligji e garanton lirinë e fjalës, ndërsa realiteti na mëson me heshtë.
Këtu nuk funksionon gjithmonë ligji.
Funksionon miku.
I forti.
Ryshfeti.
Dallaverja.
Nërsa mendimi ndryshe/kritik,… zëvendësohet me lajka.
Lajka me mbijetu.
Lajka me ec përpara.
Lajka mos me u përjashtu.
Rreth pushtetit krijohet realitet artificial.
Të gjithë duken se janë dakord.
Të gjithë duken të kënaqur.
Jo sepse besojnë, por sepse kanë frikë.
Dhe çfarë ndodh me drejtuesin?
Fillon me besu :
Se është i pagabueshëm.
Se është më i dituri.
Se e duan të gjithë.
Dita vjen, pushteti ikën.
Dhe kupton, që gjithçka ishte një iluzion.
Pse kemi arrit këtu?
Pse kemi frikë të themi të vërtetën, frikë nga mendimi ndryshe?
A zhvillohet ky vend kështu :
pa kritikë,
pa debat,
pa zë?
Mos po rrisim të rinj që përshtaten, e jo ata që guxojnë?!
Mos po rrisim njerëz që heshtin, e jo që debatojnë?!
Liria e fjalës fillon… kur vendosim me folë.
