Kam shume ide. Si të zgjidhim dilemën e studimeve.

Rifat Demalija

Presioni i kohës, afatet që afrohen dhe pyetjet e vazhdueshme të familjarëve: ‘Çfarë do të bëhesh kur të rritesh? – kjo është receta perfekte për ankth. Kur kemi shumë pasione, frika se mos zgjedhim gabim na bllokon.

Por, profesioni nuk është thjesht diploma, është problemi që ti zgjedh për jetën tënde. Për të kaluar nga dilemat dhe presioni te qartësia, duhet të kalojmë tre filtra kryesorë: vetja, tregu dhe përvoja.

1. Filtri i parë: Kush je ti në të vërtetë?

Para se të shohësh jashtë, shikojmë brenda vetes. Askush nuk të njeh më mirë se instinktet e tua. Pyet veten:

  • Çfarë bëj me lehtësi, pa u ndjerë i lodhur?
  • Në cilat aktivitete harroj të shoh orën?
  • Për çfarë aftësie më vlerësojnë të tjerët më shpesh?
  • Cilat janë temat që kërkoj vullnetarisht në internet, kurioziteti?

2. Filtri i dytë: Çfarë kërkon tregu?

Dilemat shpesh vijnë nga mungesa e informacionit. Shumë të rinj zgjedhin degën duke ndjekur shokët ose trendet kalimtare të rrjeteve sociale. Por, një profesion realist kërkon që të analizojmë:

  • A do të ketë vlerë kjo punë pas 10 vitesh?
  • Ku do të punosh? Në zyrë, në terren, apo para një ekrani?
  • Sa paguhet ky profesion dhe a ka kërkesë reale?

3. Filtri i tretë: Përvoja

Dëshira për diçka që nuk e ke provuar është thjesht një iluzion. Metoda më efektive që kam aplikuar me grupe të rinjsh është: takime me profesionistët në vendin e punës.

Mundësia më e mire të shkojmë në një ambient pune, bisedojmë me dikë që e bën atë punë prej vitesh dhe bëjmë pyetjet e vështira. Ky ballafaqim do të na çlirojë nga iluzionet dhe do të na tregojë nëse ‘ëndrra’ jonë përputhet me realitetin e përditshëm.

Si ta ngushtojmë listën e profesioneve nga 10 ide, në 1–2 drejtime?

Piramida e jetës, është një nga ushtrimet shumë të thjeshta që na ndihmon ta zgjidhim këtë dilemë.

Nërtojmë një piramidë me 4-5 kate, në katin bazë të piramidës shkruajmë të gjitha profesionet që na pëlqejnë. Pastaj në katin e sipërm, vendosim vetëm ato më të rëndësishmet, të lidhura me aftësitë, tregun e punës, dhe pëputhshmërinë me stilin e jetës që kemi. Duke u ngjitur deri në majën e piramidës, do të kemi thejshtuar shumicen, për të vendosur me 1-2 më të rëndësishmet.

Për 2-3 opsionet më të mira, provo një vizitë tek profesionisti që të bësh pyetjet e vështira dhe të njihesh me vendin e punës.

Kjo është mënyra më e mirë për të zgjedhur me prova, jo me imagjinatë.

Si ta dish që po vendos drejt?

Shenja e drejtimit të duhur                        Shenjat e drejtimit të gabuar

– Ndihesh i qetë & kurioz                               – E bën për të kënaqur të tjerët

– Ke energji për të lexuar më shumë           – Të jep ankth dhe lodhje

– E sheh veten aty pas 5-10 vitesh                  – Nuk e imagjinon përditshmërinë në atë punë

Shkruaj në koment ose më dërgo një mesazh për të diskutuar dilemat dhe piramidën tënde të karrierës!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *