N’mes të 4 rrugëve; a ka një ‘shans të dytë’?

Kohët e fundit shpesh kemi dëgju se spo ecin punët mirë në emigracion.

Nuk është se po kthehen me qindra, por diçka po ndryshon.

Po shohim disa raste djemsh që po kthehen, kryesisht nga Anglia.

Disa për shkak të rregullave të reja, disa nga lodhja, disa nga zhgënjimi… sepse ëndrra nuk ishte tamam siç u duk në TikTok.

Por ajo që na djeg të gjithëve nuk është ‘Pse po kthehen?

Por, a po u japim një mundësi që vlen?

Kjo është frika më e madhe.

Shumë emigrantë jashtë e bëjnë çdo ditë të njëjtën pyetje në heshtje:

‘Mirë, po kthehemi… po si do t’ia dalim?
A ka ndryshu diçka, apo do mbetem prapë në mes të katër rrugëve?’

Nëse nuk krijojmë HISTORI SUKSESI me këto pak raste që kemi sot,
nuk mund të mbajmë shpresë për kthime nesër.

Sepse zhgënjimet e sotme, bëhen mesazhi më i fortë për të tjerët jashtë:

  • Mos u kthe, ska ndryshu asgjë.

Na duhet më shumë se fjalë të bukura dh propagandë në rrjete sociale.

Nuk mjafton ‘mirë se erdhe’ + disa intervista në meida, por mundësi të barabarta, mentorim dhe mbështetje për ri-integrim, që mo të ndihet si i huaj në vendin e vet.

A ka ndryshu diçka?

Se mos dikush çohet e thotë, PO, janë riparu ndërtesat, kan mbjell lulishte në disa zona, janë riparu rrugët (ndërsa në zonat rurale shumica copa-copa)

Ndryshimi nuk janë rrugët, as ndërtesat, por…

MËNYRA SI E TRAJTOJMË NJERIUN.

Nëse e shohim një të kthyer shihet si ‘DIKUSH QË DËSHTOI’, atëherë kemi dështu si shoqëri.

Nëse e shohim si ‘PËRVOJË, ENERGJI & GUXIM’ atëherë, po… diçka kemi ndryshu.

Dikush tjetër, diku larg, po pret me dëgju atë HISTORI SUKSESI KTHIM NË ATDHE… për të vendos nëse ja vlen me u kthy apo jo.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *