…pak më vonë, tani nuk kam kohë…
…edhe pak dhe mbarova, …upss, paskam me dërgu edhe një email të fundit ☹
tastiera nxehet, e-mailet shtohen, planet na ndryshojnë disa herë brenda ditës, projektet & punët nuk mbarojën kurrë.
PO KOHA?!
Po NE KU JEMI KTU?!
Cdo ditë, herë miqve e herë familjes, (pa mendu për vetën), u themi : ‘prit edhe pak’, ose ‘një herë tjetër’, për hir të karrieres : pa ndalu, pa e kthy kokën me vlerësu ato që themi se janë të shenjta, FAMILJA, SHËNDETI, SHOQNIA.
Ambicia na shtyn përpara.
Kur arrin një sukses dehesh, pastaj vazhdon për tek stacioni tjetër.
Pastaj vijnë: statusi social, të ardhurat, …kush nuk i don?!
Nga ana tjetër është jeta që rrjedh.
Dreka ose darka (ushqimi) që ftohet sipër tavolinës.
Fëmijët që rriten pa i vu re.
Një telefonatë nga prindër apo nga fëmijët që e mbyllim shpejt duke u thënë: ‘të marr pak më vonë se jam busy’
Mesazhet ‘seen’, sepse ske kohë me ju shkrujt.
A është gabim me kërku suksesin? JO
A është gabim me kërku qetësinë/kohën e lirë? Sigurisht që JO
Karriera kërkon sacrifice.
Familja kërkon prani.
Kur jemi n’zyrë, ndihemi fajtor për atë që na mungon e nuk jemi afër (familja, miqtë)
Kur jemi në shpi, mendja na rri tek puna.
Ky brez vrapon mes të dyjave.
Koha nuk kthehet, por edhe faturat duhet me i pagu.
Ambicia na mban gjallë, ndërsa dashnia na mban e na lidh me njerëz.
Dilema e zgjedhje të vështira!
Në fund duhet me pyt veten: sa kushton suksesi?
Sa kushton MUNGESA JONË!
